Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dollc të Klinës, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas pamjeve të siguruara, si pasojë e aksidentit, një veturë ka përfunduar në mbrojtëset e rrugës.
Në lidhje me rastin, Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare.