Sot, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega Viti ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ordinancën LEKA Cardiovit, të përfaqësuar nga Dr. Agron Leka.
Kjo marrëveshje u mundëson veteranëve dhe kategorive të dala nga lufta e UÇK-së në Komunën e Vitisë të përfitojnë shërbime falas internistike dhe kardiologjike, si:
• vizita kardiologjike
• EKG
• ultrazë i zemrës
• tension holter
• ultrazë i barkut
Falënderojmë Dr. Agron Lekën për gatishmërinë dhe humanizmin e treguar ndaj veteranëve, duke dhënë një kontribut konkret në kujdesin shëndetësor për ta.
Kjo është një tjetër hap i vogël, por i rëndësishëm, në shërbim të atyre që dhanë shumë për lirinë tonë.
Me respekt,
Idriz Quni
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega Viti ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ordinancën LEKA Cardiovit