Tek shtëpia jonë, vetëm 1.5 metra larg derës së hyrjes, aty ku fëmijët dalin për t'i parë fishekzjarrët.
Kam përshtypjen se kurrë nuk mbushemi mend ne si shoqëri.
Si ndiheni kur në lajme mësoni se një fëmijë ka humbur jetën nga një predhë në kokë? Si ndiheni kur kuptoni se fqinji juaj ka mbetur në karrocë invalidi si pasojë e shfrenimit tuaj? A ju vret ndërgjegjja, apo vetëm e ndërroni kanalin?
Sinqerisht, ka momente kur heq dorë nga shpresa se një ditë vërtet do të bëhemi më mirë, se do të vetëdijesohemi, se do ta kuptojmë se liria pa përgjegjësi është vetëm një formë tjetër dhune.
Më keq se kaq, viktimat harrohen shpejt, ndërsa zakonet e këqija përsëriten me këmbëngulje, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Zot jep mend aty ku nevoja është e madhe dhe urgjente!
Zot jep mend aty ku nevoja është e madhe dhe urgjente!
Opinioni i një qytetari të shqetësuar.