LAJMI I FUNDIT - Rast tjetër ku qytetari poston video në rrjete sociale duke shtënë me armë, arrestohet 28 vjeçari në Ferizaj.

LAJMI I FUNDIT - Rast tjetër ku qytetari poston video në rrjete sociale duke shtënë me armë, arrestohet 28 vjeçari në Ferizaj.
👉 Shiko më shumë 👈

Rastet ku të rinjtë postojnë video në rrjete sociale nuk kan të ndalur, ku sot me datë 03.01.2026 është arrestuar një person tjetër i cili ka postuar video në rrjetin social Facebook duke shtënë me armë zjarri e që dyshohet se gjuajtja ka ndodhur në natën e ndërrimit të vitit.

Sipas raportit të Policisë - Me datë 03.01.2026 është arrestuar i riu 28 vjeçarë me inicialet I.H pasi i njëjti ka postuar video në rrjetin social Facebook duke shtënë me armë zjarri në natën e ndërrimit të vitit.

Policia e Kosovës pas pranimit të informatës ka arritur që të identifikojë dhe lokalizoj të dyshuarin I.H ku i njëjti është arrestuar dhe gjithashtu edhe arma e zjarrit pistoleta e modelit Zoraki 917-T i është konfiskuar.

Në konsultim me prokurorin kujdestarë të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, të dyshuarit I.H i është hapur rast pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve" nga neni 366 i KPRK-se, si dhe "Përdorimi i armës apo mjetit te rrezikshëm" nga neni 367 i KPRK-se. Personi i dyshuar I.H është liruar ne procedurë të rregulltë.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈