A po paralajmëron ZRRE-ja rritje të çmimit të rrymës nga prilli?

A po paralajmëron ZRRE-ja rritje të çmimit të rrymës nga prilli?
👉 Shiko më shumë 👈

Zyra e Rrregullatorit për Energji është duke shqyrtuar ndryshimin e tarifave të reja të çmimit të energjisë elektrike, por që thonë se ende nuk është marrë vendim për ngritje të çmimit apo jo.

Ndryshimi i tarifave të reja të çmimit të energjisë elektrike është duke u shqyrtuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji.

Në një përgjigje për tëvë1, nga ky institucion thonë se aktualisht nuk kanë marrë asnjë vendim, por aplikimet për të hyrat e lejuara nga operatorët dhe furnizuesit e licencuar pritet të dorëzohen javën tjetër.

“Pas dorëzimit, ZRRE do të kryej shqyrtimin dhe vlerësimin rregullativ, përfshirë analizën e kostove të justifikuara dhe efikasitetin operacional. Vendimi përfundimtar për tarifat pritet të merret gjatë muajit mars 2026, pas përfundimit të procesit rregullativ dhe konsultimit publik. Zbatimi i tarifave të aprovuara do të fillojë nga muaji prill 2026. Në këtë fazë të procesit, ZRRE nuk mund të paragjykojë nëse tarifat do të rriten, do të ulen apo do të mbesin të pandryshuara, as nivelin e tyre të mundshëm, pasi kjo varet ekskluzivisht nga rezultatet e shqyrtimit rregullativ dhe nga kostot e arsyetuara të paraqitura nga palët e licencuara”, thuhet nga ZRRE.

Eksperti i energjetikës, Adhurim Haxhimusa thotë se është shqetësuese se pse institucionet e nuk e kanë në kontroll koston e furnizimit me energji elektrike.

“Për të cilën obligohen me ligjet dhe kornizat ligjore të Kosovës. Prandaj shpresoj që nuk do të ketë ngritje qoftë direkte të cilën qytetarët do të paguajnë nëpërmjet faturave të tyre, apo indirekte ku Qeveria e Republikës së Kosovës në mënyrë me qëllim të mos ngritjes së tarifave, ajo e subvencionon përmes formave të ndryshme si psh një formë e tillë është një transfer i drejtpërdrejt tek operatorët e sistemit elektroenergjetik”, thotë ai.
E në rast se ka rritje të çmimit, paralajmërohen protesta kundër një vendimi të tillë.

“Padyshim që ne do të organizohemi prapë si grup dhe do të ftojmë qytetarët që të protestojnë dhe shpresoj që qytetarët pasi që t’i shohin dhe t’i paguajnë vetë ato fatura do t’i bashkëngjiten kësaj proteste në mënyrë që të kërkojmë një zëri nga ZRRE që të mos ngriten këto, mos të ngritet çmimi i energjisë elektrike në kaq përqindje të lartë ose të paktën të arsyetojë pse këto ngritje po ndodhin vazhdimisht, në gjithmonë edhe kur kemi pasur Kuvend funksional kemi kërkuar që të krijohet një grup parlamentar që të hetojë ngritjen e çmimit të energjisë elektrike”, thotë Ismet Krasniqi – grupi “Asnjë cent më shumë”

Më 16 prill 2025, ZRRE vendosi që të rrisë tarifat e energjisë elektrike për 16.1%.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈