Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të lokalit të personit tjetër të përfshirë në rast.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me nëntë fishekë, ndërsa në veturën e tij janë gjetur dy gëzhoja. Po ashtu, në vendin e ngjarjes janë identifikuar dhjetë vrima të shkaktuara nga plumbat në objektin e lokalit.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër në procedurë të rregullt.
Rasti po trajtohet nën veprat penale “armëmbajtje pa leje”, “përdorim i armës” dhe “sulm”.