Të shtëna me armë në Skivjan të Gjakovës – sekuestrohet një kallashnikov, arrestohet një person

Të shtëna me armë në Skivjan të Gjakovës – sekuestrohet një kallashnikov, arrestohet një person
👉 Shiko më shumë 👈

Siç mëson ekskluzivisht Gazeta X, rreth orës 12:00, Policia ka pranuar një informatë nga një ankues anonim, i cili ka deklaruar se kishte dëgjuar të shtëna armësh në afërsi të një shtëpie në këtë fshat.

Njësitë policore, së bashku me njësinë e hetimeve, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë (6) gëzhoja, të cilat dyshohet se janë shkrepur nga një armë e gjatë e tipit AK-47.

Sipas Policisë, i dyshuari Kamer Dinaj ka pranuar se ka shtënë me armë zjarri, ndërsa arma e përdorur është dorëzuar vullnetarisht dhe është sekuestruar së bashku me gëzhojat si prova materiale.

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në stacion policor. Me urdhër të Prokurorit kompetent, rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti vazhdon të trajtohet nga organet e rendit.

GAZETA X - INFORMOHU I PARI

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈