Në rajonin e Mitrovicës, sasia e ujit ka rënë në të gjitha pikat kritike, duke rritur gjasën që të bie edhe niveli i ujit në lumin Lushta.
Lajmin e ka bërë të ditur mbrëmë pas mesnate kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.
Të dashur qytetarë, në këto momente, sasia e ujit në të gjitha pikat kritike ka rënie të dukshme, me tendencë të rënies edhe në lumin Lushta. I gjithë mekanizimi i Shtabit Emergjent do të jetë në dispozicion 24 orë,” tha Peci.