“FAKT: Një vendim për të pranuar prova nga Prokuroria ose Mbrojtja nuk është tregues sa peshë ose besueshmëri do t’u japin gjykatësit atyre, në qoftë se do t’u japin peshë”, shkruan në postimin e Speciales në X.
“Ky vendim merret në kuadër të aktgjykimit në fund të paraqitjes së provave”, shtohet në reagim.
Tutje në reagimin e Dhomave të Specializuara, thuhet se gjatë kuvendimeve për lëshimin e aktgjykimit, trupi gjykues vlerëson secilën provë duke mbajtur parasysh tërësinë e provave të administruara në gjykim.
“Gjatë shqyrtimit nëse janë vërtetuar pretendimet faktike, trupi gjykues bën një vlerësim dhe peshim tërësor duke i marrë provat në tërësi. Rregullorja nuk lejon që verdikti i fajësisë të bazohet vetëm në provat e një dëshmitari që Mbrojtja nuk ka pasur mundësinë ta marrë në pyetje”, thuhet ndër të tjera në këtë reagim.