Prokuroria jep detaje për rastin ku mbeti i plagosur avokati dhe dy të tjerë në Deçan

Prokuroria jep detaje për rastin ku mbeti i plagosur avokati dhe dy të tjerë në Deçan
👉 Shiko më shumë 👈

Në brendi të kafiterisë, policia ka gjetur të shtrirë tre viktimat, të cilat dyshohet se ishin plagosur nga arma e zjarrit. Të plagosurit janë identifikuar si Daut Cacaj, Dejan Simiq dhe Radovan Millosheviq.

Ndërsa i dyshuari për rastin Ismet Zukaj është arrestuar në vendin e ngjarjes, i cili edhe është ndaluar për 48 orë.

Për rastin ka folur edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Ne e kemi këtë çështje pune pas mesnatës në një lokal në Deçan ka ndodhur një rast ku janë plagosur tre persona nga një person i dyshuar”.

“Në këtë rast ka intervenu një zyrtar policor, i cili e ka autorizu personin e dyshuar dhe për fat të mirë i njëjti është arrestuar menjëherë në vendin e ngjarjes, menjëherë ka dal Policia e Kosovës ndihmë, teknika edhe njëkohësisht prokurori i krimeve të rënda”.

“Personi i dyshuar është arrestuar dhe tre personat e tjerë janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor dhe dy nga të plagosurit janë të nacionalitetit serb dhe njëri është i nacionalitetit shqiptar, i cili ka qenë bashkë me ta dhe është avokat”, tha ai ndër të tjera.

GAZETA X - INFORMOHU I PARI

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈