Osmani: Enver Maloku besoi te fuqia e fjalës, te dialogu dhe te vizioni rugovian i lirisë

Osmani: Enver Maloku besoi te fuqia e fjalës, te dialogu dhe te vizioni rugovian i lirisë
👉 Shiko më shumë 👈

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Enver Malokun, duke e cilësuar atë si intelektual të qetë, atdhetar dhe bashkëpunëtor të afërt të Presidentit historik Ibrahim Rugova.

Ajo theksoi rolin e Malokut si zë i urtësisë dhe dinjitetit në kohët më të vështira, kontributin e tij në komunikimin politik të Kosovës me botën, si dhe kërkoi që autorët e vrasjes së tij të vihen para drejtësisë.

Postimi i plotë:

Sot kujtojmë Enver Malokun, intelektualin e qetë, atdhetarin dhe bashkëpunëtorin e afërt të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Ai ishte zëri i urtësisë dhe i dinjitetit në kohët më të rënda për Kosovën, arkitekt i komunikimit politik që e çoi të vërtetën tonë përtej kufijve.

Enver Maloku besoi te fuqia e fjalës, te dialogu dhe te vizioni rugovian i lirisë, një Kosovë e lirë, demokratike dhe e orientuar drejt Perëndimit. I shërbeu atdheut me integritet dhe përkushtim, duke lënë gjurmë të thella në rrugën tonë shtetformuese.
Vrasja e Enver Malokut është krim që ende kërkon vënien e autorëve para drejtësisë. Është obligim i institucioneve të drejtësisë dhe borxh ndaj zërit të së vërtetës sonë.

Lavdi jetës dhe veprës së Enver Malokut!

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈