Arrestohen në Tiranë dy persona të kërkuar nga UNMIK, pritet të ekstradohen në Kosovë

Arrestohen në Tiranë dy persona të kërkuar nga UNMIK, pritet të ekstradohen në Kosovë
👉 Shiko më shumë 👈

Policia e Shtetit po vazhdon operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë finalizuar dy faza të tjera të operacionit policor “Operacionalja”, ku janë arrestuar dy shtetas.

Në fazat 78 dhe 79 të operacionit, u arrestuan shtetasit R. B. dhe G. H., banues në Tiranë. Ata ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi më 13 janar 2026, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK/Kosovë lëshoi urdhër arresti për ta.

Të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit të strukturuar kriminal” dhe “Trafikimi i qenieve njerëzore”, ata do të ekstradohen drejt Kosovës.

Aktualisht, po vazhdon puna për finalizimin e procedurës së ekstradimit të këtyre dy shtetasve.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈