Nait Hasani: Emri im po përdoret padrejtësisht, nuk pranoj vota të vjedhura

Nait Hasani: Emri im po përdoret padrejtësisht, nuk pranoj vota të vjedhura
👉 Shiko më shumë 👈

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Nait Hasani, ka reaguar publikisht pas ndryshimit të numrit të votave gjatë procesit të rinumërimit, duke deklaruar se votat e tij janë rritur në mënyrë të padrejtë, përmes përdorimit të emrit të tij në manipulime zgjedhore.

Hasani thekson se nuk ka hyrë në politikë për të fituar përmes mashtrimeve, por përmes besimit të qytetarëve, dhe se nuk ka nevojë për vota të vjedhura. Ai bën thirrje që çdo votë të hetohet, në mënyrë që të mbrohet vullneti i lirë i qytetarëve.

Postimi i plotë i Nait Hasanit:

Reagim politik në mbrojtje të dinjitetit tim dhe të votës së qytetarëve.

Të nderuar qytetarë,

Në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025 është cenuar rëndë vullneti i lirë i qytetarëve dhe është sulmuar drejtpërdrejt dinjiteti im politik dhe kombëtar.

Me atë që pashë në rinumërim, votat e mia janë rritur në mënyrë të padrejtë, duke u përdorur emri im për manipulime të papranueshme zgjedhore. Ky veprim përbën jo vetëm shkelje ligjore, por edhe akt të rëndë moral dhe politik.

Unë refuzoj kategorikisht çdo votë që nuk buron nga vullneti i lirë i qytetarit.

Nuk kam hyrë në politikë për të fituar me mashtrime, por për të fituar me besim. Nuk kam nevojë për vota të vjedhura, sepse respektoj votën e ndershme më shumë se çdo rezultat.

Drejtësia nuk duhet të heshtë. As unë nuk do të hesht.

Unë do të vazhdoj të qëndroj në anën e qytetarëve, në anën e votës së lirë dhe në anën e së vërtetës, edhe nëse kjo rrugë është më e vështirë.

Ky reagim nuk është për të mbrojtur vetëm emrin tim, por për të mbrojtur të ardhmen demokratike të Kosovës.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈