Në këto momente po zhvillohet një aksion i Prokurorisë Themelore në Prishtinë së bashku me Policinë, për arrestimin e disa personave të dyshuar në lidhje me dallaveret në procesin e lëshimit të lejeve për armë.
Deri më tani janë arrestuar katër persona, dy zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe dy zyrtarë të një kompanie private, raporton Betimi për Drejtësi.