Një rast i personit të zhdukur është raportuar në Polici, pasi një grua nga Lipjani nuk është kthyer më në shtëpi dhe familjarët kanë humbur kontaktin me të.
Sipas informatave, më 18.01.2026, rreth orës 17:00, në Stacionin Policor në Lipjan është paraqitur ankuesja A.V., e cila ka raportuar se nëna e saj, Zoja V. rreth, është zhdukur që nga data 16.01.2026, rreth orës 09:00.
Ankuesja ka deklaruar se Zoja V. kishte dalë nga shtëpia e gjyshes së saj, e cila ndodhet në rrugën Aleksander Stipqevic – Lipjan, dhe që nga ajo kohë nuk kanë pasur më asnjë kontakt me të, ndërsa telefoni i saj rezulton jashtë qasjes.
Familjarët kanë bërë kërkime tek të afërmit dhe nëpër lokacione të ndryshme, por pa sukses.
Përshkrimi i të zhdukurës
Sipas ankueses, Zoja V. kur ka dalë nga shtëpia ishte e veshur me:
• Pallto të zezë të gjatë
• Patika të bardha
• Çantë ngjyrë të kaltër
Po ashtu, ajo përshkruhet si:
• E gjatë rreth 1.58 m
• Peshë rreth 64 kg
• Flokë të gjatë, ngjyrë kafe
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar për Krime të Rënda, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Person i zhdukur”.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar për Krime të Rënda, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Person i zhdukur”.
Apel për ndihmë
Familja u bën apel qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e Zoja V., ta njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës ose të kontaktojnë familjarët.
Hetimet janë duke vazhduar.