Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka shqiptuar gjobë ndaj një drejtuesi të mjeti për ndotje të rrugës, si dhe ndaj kompanisë në emër të personit juridik.
Sipas ligjeve në fuqi, ndalohet dalja në rrugë nga vendpunishtet apo rrugët e ndotura pa u siguruar paraprakisht që mjeti është i pastër dhe nuk shkakton ndotje të sipërfaqes rrugore. Në rastin konkret, mjeti ka qarkulluar duke ndotur rrugën, si pasojë e mos sigurimit të ngarkesës.
Ndaj drejtuesit të mjetit është shqiptuar gjobë për mos sigurim të ngarkesës, ndërsa po ashtu është shqiptuar edhe gjobë ndaj firmës, në emër të personit juridik.
Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet dhe masat ndaj të gjithë atyre që shkelin rregullat e qarkullimit dhe rrezikojnë sigurinë në trafik apo ndotin ambientin.
“Apelojmë tek të gjithë qytetarët për respektim të ligjit dhe përgjegjësi gjatë pjesëmarrjes në trafik”, thuhet në njoftim.