Kërkohet rinumërim i plotë dhe ndëshkim i deformuesve të votës

Kërkohet rinumërim i plotë dhe ndëshkim i deformuesve të votës
👉 Shiko më shumë 👈

Pas mospërputhjeve të mëdha në rezultatet zgjedhore, veçanërisht në Prizren, partitë politike dhe njohësit e proceseve zgjedhore kërkojnë rinumërim të plotë të votave dhe hetim për personat përgjegjës për deformimin e rezultateve.

Rinumërimi i pjesshëm të votave për kandidatët brenda partive politike, ka evidentuar mospërputhje të mëdha në rezultatet e zgjedhjeve. Kjo ka nxitur reagime të shumta nga aktorë politikë dhe njohës të proceseve zgjedhore, të cilët kërkojnë rinumërim të plotë në të gjitha komunat, duke theksuar nevojën që besimi i qytetarëve në procesin zgjedhor të rikthehet.

Kurse zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka theksuar se vendimi i 13 janarit për rinumërim përfshinë 10 komuna me rinumërim të plotë, ndërsa në 28 komuna të tjera do të rinumërohen vetëm 10% e vendvotimeve.

“Varësisht nga gjetjet gjatë rinumërimit në këto 28 komuna, KQZ mund të marrë vendim për rinumërim të mëtejshëm të vendvotimeve të tjera. Aktualisht, KQZ nuk ka marrë ndonjë vendim tjetër”, ka theksuar Elezi për RTKlive.

Gjithashtu për këtë çështje është kërkuar edhe hetim për personat përgjegjës për deformimin e rezultateve, që të marrin dënimin e merituar.

E Kodi Penal i Republikës së Kosovës parashikon dënime për deformimin e vullnetit qytetar. Neni 216 thotë:

Çdo person që shton, heq ose falsifikon votat ose rezultatet e zgjedhjeve mund të dënohet me burgim prej 1 deri në 3 vjet.

Nëse vepra kryhet nga një anëtar i Komisionit Zgjedhor ose nga dikush që keqpërdor detyrën ose autorizimet e tij lidhur me zgjedhjet, dënimi rritet në 3 deri në 5 vjet burgim.

Nga zgjedhjet e kaluara janë regjistruar raste ku janë shqiptuar tashmë dënime për vjedhje votash dhe manipulim të rezultateve, duke treguar se ligji mbi zgjedhjet respektohet dhe shkelësit e tij sanksionohen.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈