Nga Policia Financiare kanë dhënë detaje shtesë nga bastisjet në Negotinë, ku në murin e një shtëpie u gjetën 350,000 euro.
Nga Policia Financiare njoftojnë se objekti në Negotinë është pronë e prindërve të gjykatësit Gjoko Ristov.
“Në kuadër të një hetimi të gjerë dhe kompleks që po e udhëheq Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Drejtoria e Policisë Financiare, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, gjatë fundjavës së kaluar ka realizuar një bastisje në një lokacion në Negotinë".
"Veprimet janë zhvilluar nën drejtimin e Drejtorisë së Policisë Financiare, në koordinim me prokurorin publik kompetent. Bastisja është kryer në shtëpinë e prindërve të një personi – gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkup, i dyshuar për veprën penale “Fitim i kundërligjshëm dhe fshehje e pasurisë”".
"Gjatë bastisjes, në një hapësirë të veçantë të ndërtuar fshehurazi në murin e objektit, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 350.000 euro, për të cilat ekzistojnë dyshime se rrjedhin nga veprimtari të paligjshme të lidhura me korrupsion dhe tregti me ndikim”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë Financiare.