Veturat inteligjente “kapin” mbi 700 shkelje rrugore në Prishtinë brenda një jave

Veturat inteligjente “kapin” mbi 700 shkelje rrugore në Prishtinë brenda një jave
👉 Shiko më shumë 👈

Më shumë se 700 raste të thyerjes së rregullave të komunikacionit rrugor janë evidentuar në Prishtinë nga veturat inteligjente dhe veturat me radar mobil gjatë një jave.

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Prishtinës, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 5,398 masa administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, nga të cilat 753 raste janë evidentuar përmes veturave inteligjente dhe radarëve mobilë.

Po ashtu, Policia bën të ditur se gjatë javës së kaluar, në lokacione të ndryshme dhe përmes aksioneve të ndara, janë realizuar 141 urdhëresa të gjykatës. Prej tyre, 38 urdhëresa kanë qenë për vepra penale, ndërsa urdhëresat e tjera kanë pasur të bëjnë me kundërvajtje, seanca dhe verifikime.

Në përputhje me këto urdhëresa, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë janë liruar, pasi kanë kryer obligimet e përcaktuara në urdhëresa.

Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë, ku në të njëjtin hark kohor janë sekuestruar nëntë armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈