Interpoli është në kërkim të disa prej emrave më të njohur të krimit shqiptar, të akuzuar për një gamë të gjerë veprash penale, nga trafiku i narkotikëve e organizata kriminale, deri te vrasjet me paramendim dhe përdorimi i armëve të rrezikshme.
Ndër këta, disa shquhen për krimet e rënda dhe arratisjet spektakolare, ndërsa të tjerë dallohen për shenjat e veçanta fizike që mund të ndihmojnë në identifikimin e tyre.
Në vijim, po prezantojmë 10 shqiptarët që Interpoli i ka shpallur në kërkim, së bashku me akuzat për të cilat ata janë ndjekur, dhe disa detaje dalluese mbi secilin prej tyre.
Bedri Noka, 41- vjeçari nga fshati Novosellë është në kërkim të Interpolit.
Noka akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë kriminale // trafikim i narkotikëve në kuadër të një shoqate (ose grupi të organizuar) // pastrim parash.