👉 Shiko më shumë 👈

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu herë pas here, të cilat lokalisht do të paraqiten në formë të rrebesheve.

Gjatë ditës do të nisë depërtimi gradual i masave të ftohta ajrore, fillimisht në verilindje të vendit, ku pritet të shfaqet shi i ngrirë, e më pas reshjet do të shndërrohen në borë.

Deri vonë në mbrëmje, përkatësisht rreth mesnatës, masat e ftohta polare do të shtrihen në të gjithë territorin, duke bërë që reshjet e shiut të shndërrohen në borë në gjithë vendin. Të reshurat herë pas here pritet të shoqërohen me disa shkarkesa rrufesh në intervale të ndryshme kohore.

Era fillimisht do të fryjë nga juglindja, por me depërtimin e masave të ftohta do të zhvendoset nga veriu, ndërsa në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15–57 km/h, njofton MeteoKosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 13°C. Në verilindje, temperaturat më të larta do të regjistrohen në orët e mëngjesit, për të pësuar ulje të dukshme më vonë, duke hyrë në vlera negative gjatë pasditës. Në pjesët e tjera të vendit, rënia e temperaturave do të ndodhë gradualisht gjatë ditës e deri në mbrëmje, kur pritet të përfshijë edhe jugun e Kosovës.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈