Mesazhet për gjoba trafiku, Policia-qytetarëve: Janë mashtrime, mos kryeni pagesa e mos jepni të dhëna personale

Mesazhet për gjoba trafiku, Policia-qytetarëve: Janë mashtrime, mos kryeni pagesa e mos jepni të dhëna personale
👉 Shiko më shumë 👈

Sipas Policisë, këto mesazhe përmbajnë linqe mashtruese që synojnë të mashtrojnë qytetarët.

PK ka bërë të ditur se nuk ka dërguar këto mesazhe dhe ka apeluar për kujdes dhe vigjilencë të shtuar.

Në njoftim thuhet se qytetarët duhet: “të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë; të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare; të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve; të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese; dhe nëse kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, menjëherë ta raportojnë rastin në bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës. Po ashtu, rasti duhet të raportohet edhe në stacionin policor më të afërt.”

GAZETA X - INFORMOHU I PARI

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈