Mbi 300 polic nga qytete të ndryshme të angazhuar në aksionin e sotëm nga Krimet Ekonomike, në cak Byroja Kosovare e Sigurimeve.

Mbi 300 polic nga qytete të ndryshme të angazhuar në aksionin e sotëm nga Krimet Ekonomike, në cak Byroja Kosovare e Sigurimeve.
👉 Shiko më shumë 👈

Rolin kryesor në dëmin që pretendohet se i është shkaktuar buxhetit të Byrosë, në vlerë mbi 1 milion euro, e kanë pasur dy zyrtarë të lartë të BKS-së: Sami Mazreku dhe Valon Berisha, ky i fundit në cilësinë e drejtorit të financave.Sipas dyshimeve, Mazreku dhe Berisha kanë marrë llogaritë bankare të 45 qytetarëve, tek të cilët kanë transferuar mjete financiare përmes marrëveshjeve të parapërgatitura, nga të cilat kanë përfituar mijëra euro.Po ashtu, ata dyshohet se kanë identifikuar qytetarë të përfshirë në raste aksidentesh trafiku, të cilëve u janë transferuar para me arsyetimin e kompensimit të dëmeve. Me këta qytetarë janë bërë marrëveshje që një pjesë e vogël e mjeteve t’u mbetej atyre, ndërsa pjesa më e madhe e shumës së transferuar të përfundonte te Mazreku dhe Berisha.

Pronat e ish-drejtuesve të Byros Kosovare të Sigurimeve (BKS) janë cak i një bastisjeje masive që ka nisur në orët e hershme të mëngjesit. Bastisjet, të udhëhequra nga Prokuroria e Prizrenit, kanë për objekt pronat e ish-drejtorit të BKS-së, Sami Mazreku, si dhe të paktën një ish-zyrtari tjetër të kësaj byroje.

Dyshimet e këtij operacioni lidhen me manipulime të mundshme në kompensimin e dëmeve.

Në operacion janë angazhuar mbi 300 policë nga njësitë për krime ekonomike dhe financiare, ndërsa aksioni po zhvillohet në rajonet e Prizrenit, Prishtinës, Gjilanit, Mitrovicës, Drenasit, Pejës, Obiliqit, Gjakovës, Rahovecit, Podujevës, Dragashit e Ferizaj.

Bastisjet janë ende duke vazhduar, ndërsa Kallxo.com do t’ju mbajë të informuar për rezultatet e këtij operacioni.

GAZETA X - INFORMOHU I PARI

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈