Siç mëson ekskluzivisht GAZETA X, ngjarja ka ndodhur më 05.01.2026, rreth orës 19:30, në rrugën “Shkelzen Haradinaj”, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet.
Sipas informatave nga burimet, vetura drejtohej nga Edonit Zabelaj, ndërsa në cilësinë e pasagjerit ndodhej L. Zabelaj.
Gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe kontrollit të automjetit, policia ka hasur në: Një pistoletë me gaz, kalibër 9 mm, një karikator, 20 fishekë kalibër 9 mm.
I dyshuari Edonit Zabelaj ka pranuar verbalisht se arma i përkiste atij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë adekuate policore nga Stacioni Policor Suharekë, të cilat kanë sekuestruar armën si provë materiale.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale përkatëse.
Hetimet për këtë rast janë në vazhdim.
Gazeta X - INFORMOHU I PAR