Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka kritikuar bashkatdhetarët në diasporë.
Lushtaku me anë të një postimi në ‘Facebok’ ka bërë thirrje që të qëndrojnë në Kosovë dhe të përjetojnë realitetin kosovar, shkruan Insajderi.
“Një thirrje të sinqertë kam edhe për një pjesë të bashkatdhetarëve tanë në diasporë. Qëndroni dhe jetoni realitetin e Kosovës, me paga të Kosovës. Paguani faturat, shkolloni fëmijët këtu dhe përballuni me shëndetësinë tonë. Faturat mujore shpesh janë sa një pagë mesatare, nuk kemi shëndetësi moderne e as sigurime shëndetësore, andaj qëndroni dhe jetoni këtu veç tre muaj, sepse vetëm kështu bie propaganda e këtij regjimi”, ka thënë Lushtaku.