32-vjeçari në Ferizaj gjen në rrugë një portofol me para, e dorëzon në polici

32-vjeçari në Ferizaj gjen në rrugë një portofol me para, e dorëzon në polici
👉 Shiko më shumë 👈

Policia e Kosovës njofton se një qytetar ka gjetur një portofol me para dhe dokumente personale në rrugë, të cilën e ka dorëzuar menjëherë në polici.

“Në portofol ndodheshin 1,133.50 euro, 10 franga, 5 dollarë, si dhe dokumente personale në emër të B.Ç, 29 vjeçe, e cila pas identifikimit është kontaktuar dhe është paraqitur në stacionin policor në Ferizaj, ku i është kthyer portofoli me të gjitha paratë dhe dokumentet”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin A. Rexhepi 32-vjeçar për gjestin human dhe shembullor, duke vlerësuar lartë ndershmërinë dhe përgjegjësinë e tij qytetare.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈