👉 Shiko më shumë 👈

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti për pesë ditët e ardhshme në vendin tonë do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.

Në orët e mëngjesit parashihen ngrica dhe, vende-vende mjegull, prandaj IHMK rekomandon kujdes të shtuar për pjesëmarrësit në trafik, transmeton Arbresh.info

Të enjten vende-vende priten riga shiu, ndërsa në viset malore parashihen edhe fjolla bore.

Temperaturat do të jenë të ulëta, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:

E hënë
Moti i vranët dhe me intervale me diell. Do të ketë ngrica në gjithë territorin.
Temperaturat minimale: -9 deri -7°C
Temperaturat maksimale: -1 deri 3°C
Era: Kryesisht nga veriperëndimi 1-3m/s..

E martë
Mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes parashihet mjegull dhe ngrica.
Temperaturat minimale: -9 deri -7 C
Temperaturat maksimale: 1 deri °5C
Era: nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s

E mërkurë
Moti kryesisht i vranët. Në mëngjes do të ketë ngrica dhe vende-vende mjegull.
Temperaturat minimale: -8 deri -5°C
Temperaturat maksimale: 1-4°C
Era: kryesisht nga juglindjes me shpejtësi 1-8m/s.
E enjte
Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, në viset e larta parashihen fjolla bore.
Temperaturat minimale: -3 deri -1°C
Temperaturat maksimale: 3deri 5°C
Era: nga juglindja 1-5m/s.

E premte
Mot kryesisht i vranët.
Temperaturat minimale: -2 deri 1°C
Temperaturat maksimale: 3 deri 7°C
Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes./Gazetax.com

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈