Hyseni pas dyshimeve për vjedhje votash: Të njejtit, po u bënë deputetë, ta vjedhin edhe dheun nën këmbë

Hyseni pas dyshimeve për vjedhje votash: Të njejtit, po u bënë deputetë, ta vjedhin edhe dheun nën këmbë
👉 Shiko më shumë 👈

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ka reaguar ashpër pas dyshime për vjedhje votash mes kandidatëve për deputetë përbrenda subjekteve politike.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se çfarë mund të pritet nga kandidati për deputet që vjedh votat e kandidatit tjetër nga po e njëjta parti, duke shtuar se “të njejtit, po u bënë deputetë, ta vjedhin edhe dheun nën këmbë!”.

“Çfarë mund të pritet nga kandidati për deputet që vjedh votat e kandidatit tjetër nga po e njejta parti Zot na ruaj!Të njejtit, po u bënë deputetë, ta vjedhin edhe dheun nën këmbë! Paftyrësia s’paska fund!Si duket kjo prapësi paska filluar që moti, Turpi ju mbuloftë!”, ka shkruar Hyseni.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈