Një vjedhje e rëndë është raportuar në fshatin Brus të Lipjanit.
Sipas policisë, dje u raportua se nga objekti i kishës katolike në këtë fshat janë vjedhur gjësende.
“Rasti është duke u hetuar” thuhet në njoftimin e policisë.
Nuk është bërë e ditur sasia e gjësendeve të vjedhura dhe vlera e tyre, sakaq rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”.