Lëndohen dy persona pasi zjarri përfshiu një shtëpi në Prizren

Lëndohen dy persona pasi zjarri përfshiu një shtëpi në Prizren
👉 Shiko më shumë 👈

Dy persona kanë marrë lëndime pas një zjarri që ka shpërthyer në një shtëpi në Prizren.

Siç ka njoftuar Policia, zjarri kishte përfshirë katin e parë të shtëpisë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Po ashtu, në vendngjarje kanë dalë njësiti i KEDS-it si dhe njësiti i urgjencës mjekësore, të cilët u kanë ofruar ndihmë mjekësore dy viktimave, të cilat janë asfiksuar nga tymi”.

“Sipas ekipit mjekësor, gjendja shëndetësore e të lënduarve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar se bazuar në deklaratën e viktimës, dëmi material i shkaktuar nga zjarri ende nuk është i vlerësuar.

“Në vendngjarje kanë dalë gjithashtu hetuesi kujdestar dhe njësiti i forenzikës. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit iniciohet rasti. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftim.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈