KRIM KUNDËR NJERËZIMIT Sot 27 vjetori i Masakrës së Reçakut

KRIM KUNDËR NJERËZIMIT Sot 27 vjetori i Masakrës së Reçakut
👉 Shiko më shumë 👈

Në këtë ditë, 27 vjet më parë, në fshatin Reçak të Shtimes, forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë.

Kjo masakër kishte tronditur opinionin ndërkombëtar. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së, William Walker, e quajti krim kundër njerëzimit.

Masakra e Reçakut shënoi pikën e kthesës së luftës së Kosovës, pasi që vendet perëndimore shtuan përpjekjet diplomatike për t’i dhënë zgjidhje luftës në Kosovë. Kështu u thirr Konferenca e Rambujes.

Pasi që Serbia nuk e pranoi marrëveshjen, NATO, më 24 mars 1999, filloi bombardimet ndaj çarqeve të ushtrisë dhe policisë serbe.

Pas 78 ditë bombardimesh, Serbia kapitulloi dhe u detyrua që t’i tërheqë të gjitha trupat e saj nga Kosova, dhe kështu u hap rruga për çlirimin e Kosovës.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈