👉 Shiko më shumë 👈

E gjithë Kosova pritet të hyjë në proces rinumërimi të votave për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, mëson ekskluzivisht Klan Kosova.

Kështu kanë bërë me dije burime të Klanit brenda Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ku po bëhen gati që nga nesër 100 për qind e kutive të votimit nga të gjitha komunat e vendit t’i nënshtrohen verifikimit të plotë.

Sipas informacioneve të fundit, tashmë ka nisur të rritet kapaciteti operacional në këtë qendër, ku do të shtohen 12 tavolina.

Gzetax.com ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e KQZ-së, Valmir Elezin, por deri në publikimin e këtij lajmi ai nuk ka dhënë përgjigje.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈