Abdixhiku “godet” të vjetrit në LDK: Votat e të rinjve u tjetërsuan, “na prisni pas Kuvendit”…

Abdixhiku “godet” të vjetrit në LDK: Votat e të rinjve u tjetërsuan, “na prisni pas Kuvendit”…
👉 Shiko më shumë 👈

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër pas rinumërimit të votave në disa qytete, duke ngritur dyshime serioze për tjetërsim vote dhe manipulime që, sipas tij, kanë prekur drejtpërdrejt kandidatët e rinj brenda partisë.

Abdixhiku ka theksuar se jo vetëm kandidatit Parisit, por edhe politikanëve të tjerë të rinj “ua tjetërsuan votën”, jo sepse gabuan, por sepse janë të rinj, të pastër dhe nuk u përshtaten atyre që e kanë kthyer politikën në strehë interesi.

Sipas tij, kur goditet një i ri në politikë, nuk goditet vetëm një emër, por goditet ideja e një gjenerate që beson te e ardhmja.

“Mbi të gjitha, goditet reforma”, ka theksuar ai.

Ai ka vlerësuar se ajo që po ndodh në disa qytete nuk është rastësi, por “rezistencë e atyre që e kanë gërryer shtëpinë tonë nga brenda” dhe sot duan ta ndalin reformën që nuk e durojnë dot.

Abdixhiku ka paralajmëruar se kjo situatë do të ketë pasoja, jo vetëm në aspektin publik dhe ligjor, por edhe politik brenda LDK-së.

“Për to, na prisni pas Kuvendit. Përtej turpit publik dhe ligjit të Republikës, do të ketë edhe përgjegjësi politike brenda shtëpisë sonë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka kërkuar që institucionet e drejtësisë të veprojnë pa vonesë dhe pa përjashtim, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe burg për këdo që ka cenuar votën e lirë.

Sipas tij, komisionerët manipulues kanë emra dhe njihen, prandaj ka kërkuar përgjigje të qartë edhe ndaj tyre, por edhe ndaj porositësve të mundshëm.

Po ashtu, Abdixhiku ka kërkuar nga KQZ që të sigurojë rinumërim të plotë të çdo kutie në çdo qytet, me qëllim që të hiqet çdo dyshim dhe të zbardhet situata.

“Le të inkurajohen ata që kanë vlerësuar mirë, të zbulohen ata që kanë vjedhë. Vota nuk tjetërs ohet. Vota mbrohet”, ka përfunduar ai.

Në fund, Abdixhiku ka theksuar se LDK, krahasuar me subjektet e tjera, ka më së paku shpërputhje dhe parregullsi, por pikërisht për këtë arsye, përgjegjësia është edhe më e madhe.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈