Kosova pranon sistemet raketore anti-tank OMTAS, Maqedonci ndan detaje

Kosova pranon sistemet raketore anti-tank OMTAS, Maqedonci ndan detaje
👉 Shiko mĂ« shumĂ« 👈

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot Kosova ka pranuar dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS.
Ky sistem u kontraktua me prodhuesin shtetëror turk të armatimit, Roketsan.

Sipas Maqedoncit, këto sisteme janë pjesë e kontratës së nënshkruar në dhjetor të vitit 2023 dhe përfaqësojnë një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

OMTAS (Orta Menzilli Tanksavar Silah) është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i projektuar për të neutralizuar mjete të blinduara moderne, përfshirë tanke të pajisura me mbrojtje reaktive, si dhe objektiva të fortifikuara ushtarake.

“Rritja e llojllojshmĂ«risĂ« dhe sasisĂ« sĂ« sistemeve raketore anti-tank pĂ«r ushtrinĂ« tonĂ« ka pĂ«r qĂ«llim mbulimin e distancave tĂ« ndryshme tĂ« veprimit, terreneve dhe skenarĂ«ve tĂ« kĂ«rcĂ«nimit, duke rritur fleksibilitetin operacional.” thuhet nĂ« njoftimin e Maqedoncit.

Shperndaje:
👉 Shiko mĂ« shumĂ« 👈