Komuna e Ferizajt "krye më vete" ua shkurtoi nxënësve orët në ditën e parë të mësimit të gjysmëvjetorit të dytë

Komuna e Ferizajt "krye më vete" ua shkurtoi nxënësve orët në ditën e parë të mësimit të gjysmëvjetorit të dytë
👉 Shiko më shumë 👈

Personeli teknik u ka rënë zileve sipas udhëzimeve të drejtorëve, që shkurtimin e orëve në 35 minuta e kanë bazuar në njoftimin e së dielës që me postë elektronike ua ka dërguar një zyrtar i Drejtorisë komunale të Arsimit.

Në njoftimin, përmbajtjen e të cilit e ka siguruar Gazeta X, pas urimeve për vit të mbarë kalendarik, mbi 80 drejtorë shkollash e zyrtarë komunalë të Arsimit, thuhet se “për shkak të temperaturave të ulëta, mësimi do të zhvillohet me orar të shkurtuar në të dy ndërrimet (35 minuta ora mësimore) deri në njoftimin tjetër”.

E njëjta përmbajtje u është përcjellë të dielën mbrëma në grupe online edhe prindërve prej mësuesve dhe mësimdhënësve kujdestarë të dy niveleve të arsimit parauniversitar. Disa prej tyre e kanë shoqëruar me poshtëshënimin: “Njoftim nga DKA”, shkurtesë për Drejtorinë Komunale të Arsimit.

E njëjta përmbajtje është postuar edhe në faqet e shkollave në Facebook.

Çfarë thotë udhëzimi administrativ?

Afrim Llabjani, drejtor i DKA-së së Ferizajt, ka thënë se mësimi në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë është zhvilluar me orar të shkurtuar vetëm “për shkak të temperaturave të ulëta dhe nevojës për krijimin e kushteve adekuate të ngrohjes në objektet shkollore”.

Por, sipas nenit 10 të Udhëzimit administrativ 10/2015 të Ministrisë së Arsimit, kohëzgjatja e orës së rregullt mësimore është 45 minuta dhe në pikën 4 të të njëjtit nen thuhet shprehimisht se “kohëzgjatja e orës së mësimit dhe praktikës profesionale mund të modifikohen me pëlqim të MASHT-it”. Komuna e Ferizajt nuk ka kërkuar pëlqimin e MASHT-it.

GAZETA X - INFORMOHU I PARI

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈