Kishte urdhërarrest ndërkombëtarë, kapet shtetasi Turk nga Policia e Kosovës dhe ekstradohet në Turqi !

Kishte urdhërarrest ndërkombëtarë, kapet shtetasi Turk nga Policia e Kosovës dhe ekstradohet në Turqi !
👉 Shiko më shumë 👈

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më datë 05.01.2026 ka bërë ekstradimin nga Kosova në Turqi të një shtetasi turk.

I dyshuari ishte arrestuar nga njësitet e Policisë së Kosovës pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Turqisë nën dyshimin e përfshirjes në vepra penale si: “Shfrytëzimi seksual i fëmijës’’ dhe ‘’Privimi i lirisë së fëmijës’’, të sanksionuar sipas kodit penal të shtetit turk.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre turke.

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë bashkëpunimin me shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryerësve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera të jashtëligjshme.

GAZETA X - INFORMOHU I PARI

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈