Keqpërdorimi i votave në Prizren, Totaj: Kjo nuk është PDK-ja për të cilën kemi punuar me vite

Keqpërdorimi i votave në Prizren, Totaj: Kjo nuk është PDK-ja për të cilën kemi punuar me vite
👉 Shiko më shumë 👈

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar pas parregullsive të evidentuara gjatë procesit të rinumërimit të votave në Prizren, i cili u shpreh i zhgënjyer me situatën.

Përmes një postimi në Facebook, Totaj ka shkruar se çdo tentim për tjetërsim të votës përbën cenim të drejtpërdrejtë të vullnetit të lirë të qytetarëve, të demokracisë zgjedhore dhe të vetë demokracisë së brendshme partiake.

Tutje ai në cilësinë e kryetarit të degës së PDK-së në Prizren ka paralajmëruar se do të kërkojë përgjegjësi dhe llogaridhënie të plotë për çdo shkelje të konstatuar.
“Kjo nuk është PDK-ja për të cilën kemi punuar dhe investuar me vite, dhe këto veprime nuk e përfaqësojnë frymën dhe vlerat tona”, u shpreh Totaj.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈