Ka përfunduar rinumërimi i votave të 235 vendvotimeve të komunës së Prizrenit, rinumërim të cilin e kishte kërkuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas dyshimeve për keqpërdorime të votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.Rinumërimi ka shpërfaqur keqpërdorime të votave të kandidatëve për të deputetë brenda partive të caktuara.Pas rinumërimit të këtyre votave del se më shumti keqpërdorime ka pasur te kandidatët e PDK-së.
Kandidatëve të caktuar të PDK-së pas rinumërimit u janë hequr qindra e mijëra vota.Në këtë listë prin kandidati për deputet i PDK-së, Fetah Paçarizi, të cilit i janë hequr 6,022 vota.Pas tij vjen Nait Hasani, të cilit i janë hequr 3,419 vota, Kujtim Gashi 2,359 vota, dhe Luljeta Veselaj Gutaj, të cilës i janë hequr 2,103 vota.Ndërsa, pas rinumërimit këta janë pesë kandidatët e PDK-së të cilëve u janë shtuar më së shumti vota: Uran Ismaili (763), Arian Tahiri (620), Vlora Çitaku (495), Jona Hoxhaj (455) dhe Abelard Tahiri (396).
Dallim të madh të numrit të votave mes numërimit dhe rinumërimit është shpërfaqur edhe te kandidatët e LDK-së.Kështu, pesë kandidatët të cilëve u janë hequr më së shumti vota pas rinumërimit janë: Xhavit Uka (1,597), Driton Selmanaj (1,057), Anton Quni (514), Visar Azemi (415) dhe Ardian Shala (155).Ndërsa, pas rinumërimit këta janë pesë kandidatët të cilëve u janë shtuar votat: Paris Guri (181), Gëzim Hazrolli (125), Festim Kabashi (117), Jasemin Bujari (113) dhe Shaban Osmanaj (99).Dallime në numër të votave mes numërimit dhe rinumërimit ka pasur edhe te kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje. Kështu, pesë kandidatët të cilëve u janë hequr më së shumti vota pas rinumërimit janë : Arbër Rexhaj (631), Rea Krasniqi (553), Dafina Alishani (459), Valon Ramadani (422) dhe Arsim Berisha (292).
Ndërsa, pesë kandidatëve që u janë shtuar votat pas rinumërimit janë: Glauk Konjufca (161), Hajrulla Çeko (138), Ejup Maqedonci (88), Xhelal Sveçla (85) dhe Hekuran Murati (81).Kujtojmë se KQZ më 13.01.2026 mori vendim për rinumërimin e fletëvotimeve në 914 vendvotime.Gjatë ditës së sotme, 18.01.2026, pati reagime të shumta si nga partitë ashtu edhe nga kandidatët që iu hoqën votat pas rinumërimit.Kandidatët e PDK-së, Fetah Paçarizi e Luljeta Veselaj Gutaj thanë se nuk kanë pasur ndikim në këtë proces. Ndërsa, partia e tyre i dënoi keqpërdorimet nga kushdo që i ka kryer.
Edhe në kampin e LDK-së pati reagim. Kandidati për deputet Anton Quni tha se nuk ka qenë në dijeni për atë që ka ndodhur, ndërsa kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, paralajmëroi “pasoja” brenda partisë për shkak të këtyre keqpërdorimeve.Abdixhiku, sikur edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar rinumërim të votave në gjithë vendin.Kurse, kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka njoftuar se ka autorizuar Policinë të identifikojë personat përgjegjës për keqpërdorimet me vota.Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur më 28 dhjetor 2025.