Mosmarrëveshja mes dy personave në Prizren përfundon me kanosje dhe sekuestrim armësh

Mosmarrëveshja mes dy personave në Prizren përfundon me kanosje dhe sekuestrim armësh
👉 Shiko më shumë 👈

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 18 janar 2026, rreth orës 17:45, në fshatin Randobrave të Prizrenit, ka ndodhur një incident mes dy personave, ku njëri prej tyre dyshohet se ka kanosur fqinjën e tij me armë pas një mosmarrëveshje.

Pas njoftimit, policia ka identifikuar të dyshuarin dhe ka kryer bastisje në shtëpinë e tij, me urdhër të prokurorit përgjegjës.

Gjatë bastisjes, policia ka sekuestruar disa armë, përfshirë një revole me dy karikatorë dhe 30 fishekë, një pushkë gjuetie pa fishekë dhe një pushkë luftarake me një karikator pa fishekë.

Rasti është duke u hetuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë me aktvendim të prokurorit. Kundër tij është hapur procedurë penale për “Posedim të paautorizuar të armëve dhe municionit” dhe “Kanosje”.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈