Rinumërohen 558 nga 914 vendvotime, procesi mbyllet në 20 komuna

Rinumërohen 558 nga 914 vendvotime, procesi mbyllet në 20 komuna
👉 Shiko më shumë 👈

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve, për të cilat KQZ-ja ka marrë vendim të rinumërohen.
Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri të hënën (19 janar 2026, ora 10:00), sipas njoftimit të KQZ-së, janë rinumëruar 61%, ose 558 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave: Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (13/13), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë-Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (3/3), Rahovec (8/8), Pejë (14/14), Podujevë (11/11), Prishtinë (26/26), Prizren (232/235) dhe Skenderaj (50/72).

Sipas të dhënave, deri tani rinumërimi është përmbyllur në 20 komuna.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈