Kaos në autostradën Tiranë-Durrës, makinat të bllokuara në mes të ujit

Kaos në autostradën Tiranë-Durrës, makinat të bllokuara në mes të ujit
👉 Shiko më shumë 👈

Duhet rreth 1 orë, ndoshta më shumë për të lëvizur nga kryeqyteti drejt zonës së Durrësit.

Vetëm pak më herët mëngjesin e sotëm, Policia e Shtetit paralajmëroi qytetarët (lexo këtu) që të tregohen të kujdesshëm nëse do të lëvizin në këtë aks rrugor, i cili është mbuluar i gjithi nga uji. Një furgon ka mbetur i bllokuar në anë të rrugës, në pamundësi të lëvizë dhe në pritje të karrotrecit, ndërkohë që edhe disa autoambulanca kanë mbetur në trafik.

Për shkak të rrezikut të lartë, ka një devijim të lëvizjes. Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë. Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë.

GAZETA X - INFORMOHU I PARI

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈