Ish-drejtoresha e Arsimit në komunën e Gjakovës, Eranda Kumnova-Baçi, ka reaguar lidhur me një ngjarje që sipas saj, i ka ndodhur në ambientet e Drejtorisë Komunale të Arsimit.
"Sot me praninë e dy punonjësve të DKA- së shkova për të tërhequr sendet e mia personale në ish zyren time.
Në traditë të ndryshimit të pushteteve drejtori paraprak si kujtim gjithmonë e ka ruajtur mbishkrimin personal i cili ka qenë më parë i vendosur në derë të zyrës. “Mentalitetit të ri” të emëruar për menaxhimin e drejtorisë i’u paska penguar edhe emri im i vendosur në derë.
Mbiemrin Kumnova e paskët ndarë në mes. Ky mbiemër ju ka ndërtuar shkolla me vite aty ku ju keni jetuar.
Sjellja e tyre lë për të dëshiruar sidomos në fushën ku ata punojnë.
E paskët filluar mbarë mandatin e ri 😁"- ka shkruar Kumnova-Baçi.