Gazeta X mëson se rreth orës 09:30, në rrugën “Sali Nivica”, njësia për realizimin e urdhëresave nga SP Veriu ka ndaluar Sylejman Bajrami, i cili pas verifikimit në sistem ka rezultuar me urdhër arrest aktiv.
Sipas të dhënave nga burimet, Bajrami ishte i dënuar me dy vite burgim si dhe gjobë në vlerë prej 3.000 euro, dënim ky i formës së prerë.
Pas arrestimit, i njëjti është shoqëruar dhe dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku do të vuajë dënimin e shqiptuar nga gjykata.
Rasti është trajtuar si “Realizim i urdhëresës së gjykatës”, ndërsa procedurat janë përfunduar pa incidente.
GAZETA X - INFORMOHU I PARI