I gjendet armë zjarri me fishekë në Kryeqytet, arrestohet një person në Prishtinë (EMRI)

I gjendet armë zjarri me fishekë në Kryeqytet, arrestohet një person në Prishtinë (EMRI)
👉 Shiko më shumë 👈

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi gjatë një pike kontrolli policor i është gjetur një armë zjarri me municion.

Burime të besueshme bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më 18.01.2026, rreth orës 11:00, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.

Sipas informacioneve, njësia e NJRSH Kryeqytet, gjatë realizimit të pikës së kontrollit, ka hasur në një armë zjarri dhe ka kërkuar asistencë nga patrulla e stacionit policor.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e SP Qendra, ku është hasur i dyshuari Enver Gërbeshi rreth 32 vjeç, të cilit gjatë kontrollit i është gjetur:

• Armë zjarri e zezë, e tipit Zoraki M906, kalibër 7.65 mm

• Një karikator me 4 fishekë

I dyshuari është arrestuar, ndërsa arma është sekuestruar dhe më pas është shoqëruar në Stacionin Policor për procedura të mëtejme.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈