Biznesmeni nga Peja, Rasim Zekaj ra në duart e Policisë së Kosovës më 2022-ën lidhur me dallavere me subvencione në sektorin e bujqësisë. Kompania e tij “Organic Herbs Kosova” përmendej edhe në rastin Stankaj. Rasim Zekajt përmendet në mediat e Shqipërisë si i përfshirë në një skeme kriminale të pastrimit të parave të donacioneve të errëta nga Kuvajti dhe Katari në pasuri të paluajtshme nga Tirana në Prishtinë.
Siç raporton Prapaskena, evidenca, dokumente, transaksione dhe një dëshmi diplomatike tregojnë se vëllezërit Ramiz dhe Rasim Zekaj qëndrojnë pas zbatimit të një skeme kriminale të pastrimit të parave të donacioneve të errëta nga Kuvajti dhe Katari në pasuri të paluajtshme nga Tirana në Prishtinë, nën maskën e bamirësisë dhe ligjërimeve me karakter fetar, përmes një karteli fondacionesh dhe kompanish imobilare.
Miliona euro të përvetësuara me projekte fiktive janë investuar në godina, vila, dyqane, apartamente etj., pasuri të cilat më pas kanë kaluar në emrin e Rasim Zekajt dhe familjarëve të tij, përmes kontratave false, dhurimeve dhe manovrave të ndryshme.