Ekskluzive | Vjedhje në Kishën Ortodokse në Mitrovicë të Veriut, arrestohen dy të dyshuar

Ekskluzive | Vjedhje në Kishën Ortodokse në Mitrovicë të Veriut, arrestohen dy të dyshuar
👉 Shiko më shumë 👈

Nje rast vjedhjeje te rende eshte regjistruar ne Mitrovice te Veriut, ku cak ka qene Kisha Ortodokse ne rrugen Qeta e Minatoreve, ndersa pas nje pune intensive hetimore, policia ka arritur t’i arrestoje te dyshuarit.

Sipas informatave qe ka siguruar Gazeta X, me date 10.01.2026, rreth ores 15:30, eshte raportuar se persona te dyshimte kane hyre brenda objektit fetar, duke shfrytezuar faktin se dera e kishes nuk ishte e mbyllur me qeles.

Te dyshuarit kane arritur te marrin 15.000 dinare serbe dhe 10 euro, shume e cila kap vleren rreth 127 euro dhe me pas jane larguar ne drejtim te panjohur.

Njesitet policore kane dale menjehere ne vendin e ngjarjes dhe kane nisur kerkimet ne terren, ndersa ne konsultim me Prokurorin kujdestar te Shtetit, rasti eshte iniciuar si “Vjedhje e rende”.

Me date 11.01.2026, pas nje pune operative-hetimore, rreth ores 18:30, policia ka arritur te lokalizoje dhe arrestoje dy persona te dyshuar ne rrugen Zoran Dindic.

Burimet e Gazetax bejne te ditur se te arrestuarit jane Milan Stolic rreth 19 vjeç dhe D.R. rreth 18 vjeç, te cilet dyshohen se jane perfshire direkt ne vjedhjen e kryer ne objektin fetar.

Pas intervistimit ne prezencen e avokateve mbrojtes, me vendim te prokurorit, te dyshuarit jane derguar ne mbajtje, ndersa hetimet po vazhdojne per zbardhjen e plote te rastit.

Gazeta X do te vazhdoje t’ju informoje me detaje te reja lidhur me kete ngjarje.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈