Ekskluzive | Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë – një grua gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj

Ekskluzive | Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë – një grua gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj
👉 Shiko më shumë 👈

Sipas informacioneve që mëson Gazeta X, rasti është raportuar rreth orës 13:30, në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë. Një qytetare ka njoftuar policinë se ka gjetur të shtrirë pa shenja jete Sabrija Papiq.

Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet mjekësore, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të rrethanave dhe shkakut të vdekjes.

Rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

GAZETA X - INFORMOHU I PARI

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈