EKSKLUZIVE - Një shqiptarë dhe dy serbë mbesin të plagosur nga të shtënat me armë në Deçan

EKSKLUZIVE - Një shqiptarë dhe dy serbë mbesin të plagosur nga të shtënat me armë në Deçan
👉 Shiko më shumë 👈

Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta X të plagosur kanë mbetur dy pjesëtarë të nacionalitetit serb dhe një shqiptar.

Sipas informacioneve, incidenti ka ndodhur në një lokal, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitet policore dhe ekipet mjekësore, të cilat u kanë ofruar ndihmën e parë të plagosurve dhe i kanë dërguar për trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, i nacionaliteti shqiptar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri. Gjatë intervenimit policor është sekuestruar edhe arma e dyshuar e përdorur në incident.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar dhe ndaj tij pritet të ndërmerren veprime të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “lëndim i rëndë trupor”.

Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e plota të këtij rasti.

GAZETA X - INFORMOHU I PARI

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈