Sipas informatave që ka siguruar Gazeta X, rreth orës 06:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi”, konkretisht te pompa e derivateve në Prishtinë, është raportuar një rast i marrjes së parave me mashtrim.
Ankuesi E. M., rreth 21-vjeçar ka deklaruar se një person kishte hyrë në market dhe i kishte kërkuar t’ia këmbejë një kartëmonedhë prej 100 euro në dy kartëmonedha nga 50 euro. Në momentin që viktima ia kishte dhënë paratë, i dyshuari është larguar menjëherë nga lokacioni.
Në vendngjarje ndodhej edhe një dëshmitar, i cili ka konfirmuar rrethanat e rastit.
Ndërkohë, pak më vonë, rreth orës 07:30, është raportuar një rast identik edhe në pompën e derivateve “HIB Petrol”, në fshatin Shkabaj. Ankuesi ka deklaruar se rreth orës 02:00 të mëngjesit, i njëjti person i kishte kërkuar ndërrimin e një kartëmonedhe prej 100 euro, dhe sapo i kishte marrë paratë, ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Pas veprimeve operative, policia ka arritur të sigurojë prezencën e të dyshuarit, Çlirim Ademi, rreth 26-vjeçar, i cili është shoqëruar në Stacionin Policor Veriu, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili e ka cilësuar veprën penale si “Mashtrim” dhe ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh.
I dyshuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Lipjan, ndërsa hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.
GAZETA X - INFORMOHU I PARI