Ekskluzive | Grushtim brutal në kafiteri – ky është i dyshuari që sulmoi 62-vjeçarin në Rogoqicë

Ekskluzive | Grushtim brutal në kafiteri – ky është i dyshuari që sulmoi 62-vjeçarin në Rogoqicë
👉 Shiko më shumë 👈

Gazeta X mëson ekskluzivisht se për këtë rast është arrestuar Elton Sadrijeviq.

Sipas informacioneve të siguruara, i dyshuari Elton Sadrijeviq ka goditur me grusht në fytyrë Asllan Shemsedinin, duke i shkaktuar lëndime trupore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:57, në rrugën “Sejdi Kryeziu”, derisa viktima ishte duke qëndruar në kafiteri.

I dëmtuari ka pranuar trajtim mjekësor fillimisht në QMF Rogoqicë, e më pas është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit për ekzaminime të mëtejshme.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe Elton Sadrijevic është dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

GAZETA X - INFORMOHU I PARI

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈